Vushtrri: Mashtrohet për rregullim të tri vizave

Policia në raportin 24 orësh ka raportuar për një rast të mashtrimit në fshatin Lumi i Madh në Vushtrri.

Lajme

29/08/2018 11:11

Policia ka njoftuar se viktima ka raportuar se është mashtruar nga një person i dyshuar i cili i kishte marrë 500 euro për t’i rregulluar tri viza.

Nuk raportohet për persona të arrestuar. Rasti është nën hetime.