Vushtrri, arrestohet 21 vjeçari i akuzuar për vjedhje të rëndë

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 17 janar 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, vepër kjo e raportuar dy ditë më parë.

Lajme

18/01/2018 10:56

Arrestimi i të dyshuarit M.B., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti dy ditë më parë nga një shtëpi private kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera, thuhet në komunikatën e policisë rajonalet të Mitrovicës

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor./Lajmi.net/