Vulin i kundërpërgjigjet Veselit: E paguajnë shtrenjtë ata që na cënojnë territorin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili disa ditë më parë tha se ai do të dëshironte që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të ishin pjesë e Kosovës, mirëpo Kosova nuk ka asgje për të ofruar në këmbim të kësaj.

Lajme

23/03/2018 15:28

“Ne jemi garantorë se askush nuk mund të na rrezikojë territorrin pa paguar një çmim të shtrenjtë për atë”, u kundërpërgjigj Vulin.

“Ajo çfarë tha Kadri Veseli është prova më e mirë pse Kosova nuk mund dhe nuk do të ketë kurrë një ushtri”, shtoi ai.

Madje siç thotë Vulin, ushtria serbe nuk do ta lejojë asnjë formë të kërcënimit të paqes dhe hapësirës territoriale të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Ushtria Serbe është garantor që askush nuk do të jetë në gjendje të rrezikojë paqen dhe territorin, madje as nuk do t’u jipet mundësia ta bëjnë një gjë të tillë. Pa një ushtri të fortë nuk ka paqe, mirëpo nuk ka paqe nëse nuk ka ushtri që mund ta sigurojë atë”, tha Vulin.

Ndryshe, kjo nuk është kundërpërgjigja e parë nga zyrtarët serbë për deklaratat e Veselit. Gjatë ditës së djeshme edhe drejtori i të ashtuquajturës, zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishe komentuar deklaratat e Veselit, madje duke shkuar aq larg sa duke e cilësuar këtë të fundit edhe si qytetar serb. /Lajmi.net/