Vulin dje në selinë e NATO-s: Ushtria e Kosovës nuk duhet të ekzistojë
Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka folur edhe një herë për formin e Ushtrisë së Kosovës.
Lajme
Ai ka thënë, se pret nga të gjitha shtetet që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe traktatet.
“Ushtria e Kosovës nuk do të formohet, në Kosovë është vetëm një forcë e armatosur që është KFOR-i. Unë isha në selinë e NATO-s dje dhe thashë që është e papranueshme formimi i Ushtrisë së Kosovës. Duhet të zbatohet rezoluta 1244 dhe marrëveshja Ushtarake e teknike”, tha Vulin, transmeton lajmi.net
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë disa herë se në fund të këtij viti Kosova do ta ketë Ushtrinë.
Sipas tij, kjo do të ndodhë ose me ndryshimet kushtetuse, ose me rritjen e kompetencave të FSK-së./Lajmi.net/