Vuçiq: U tregova ministër i dobët gjatë viteve ’98-99

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për mediat serbe për periudhën 1998-1999, kur shërbente si ministër i Informimit në regjimin e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq, performancën e tij si ministër gjatë asaj periudhe e ka përshkruar si të pasuksesshme.

Lajme

07/06/2016 10:54

Po ashtu, ai ka thënë se punën e tij e ka bërë në një mënyrë shumë të keqe, transmeton KosovaPress.

Lidhur me këtë ai është shpjeguar duke thënë se në atë periudhë ishte e pamundur që të ngrisësh zërin ndaj normave të caktuara ligjore të propozuara nga të tjerët.

“Isha i dobët dhe e pagova çmimin”, ka thënë kryeministri serb.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij po punon shumë me qëllimin që përmes përpjekjeve të përmirësoj situatën.

Ndërsa, duke folur për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, Vuçiq ka thënë se kjo çështje nuk varet më nga Qeveria e Serbisë.

Sipas tij, çdo gjë që ka mundur dhe është dashur të bëhet, tashmë është bërë.

“Nëse këto kapituj hapen, do të mbetet mbi ne që të punojmë shumë dhe që të gjithë ne të jemi pakrahasimisht më të mirët”, ka shtuar ai.