Vuçiq: Serbia, ushtarakisht neutrale
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq , pas një takimi me kryesuesin e Këshillit Rus të Federatës për Punë të Jashtme dhe Politika Sociale, Konstantin Kosachev dhe Valery Ryazanskiy, ka thënë se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale.

Lajme
Sipas mediave serbe, pikëpamjet e zyrtarëve në takim u konvergjuan në një numër çështjesh të interesit të përbashkët për të dyja vendet, transmeton KosovaPress.
Kryeministri serb dhe zyrtarët e Federatës Ruse diskutuan për mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve politike, veçanërisht në kuadër të parlamenteve dhe në bashkëpunimin ekonomik.