Vuçiq pret rezultate nga takimi me Mustafën në Bruksel

Kryeministri Aleksandar Vuçiq po vazhdon ta trajtojë si ngjarje të madhe takimin me Isa Mustafën më 23 qershor në Bruksel. Ai nuk ka folur për temat që do të diskutohen por ka thënë se pret që do të arrihen rezultate.

Lajme

19/06/2015 16:58

Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut në Bruksel do të jetë i rëndësishëm për Serbinë, dhe se marrëveshja varet nga propozimet që do të bëhen, por besoj se do të arrijmë rezultate të mira ka thënë ai.

“Nuk mund të tregojë se a do të arrijmë marrëveshje ose jo, kjo varet nga zgjidhjet që do të propozohen. Do të jetë një ditë e vështirë, por besoj se do të kthehemi me rezultate të mira” ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se 23 qershori do të jetë ditë e vështirë për Serbinë dhe se sytë e krejt botës do të drejtohen drejt Brukselit.