Vuçiq paraqet afatin kur do të zgjidhet problemi i pasaportave serbe në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se problemi me pasaportat serbe që i posedojnë serbët e Kosovës, me të cilët nuk do të mundë të udhëtojnë pa viza në zonën “Schengen”, do të zgjidhet shumë shpejtë.

Lajme

11/05/2016 15:17

Vuçiq në një konferencë për media në zyrën e kryeministrisë në Beograd, ka thënë se kjo çështje do të zgjidhet para se BE të fillojë zbatimin e marrëveshjes së liberalizimit të vizave me Kosovën, që pritet të bëhet, sipas tij, pas 3 apo 4 muajve, transmeton lajmi.net.

“Ky problem do të zgjidhet në përputhje me interesat e popullit tonë. Ata ende nuk mund të udhëtojnë, pasi që ajo çfarë i ka dhënë BE Kosovës do të zbatohet vetëm pas 3 apo 4 muajve dhe, deri në atë kohë, ne do të mundë ta zgjedhim këtë çështje për qytetarët tanë”, ka thënë Vuçiq. /lajmi.net