Vuçiq në Kosovë brenda 20 ditëve të ardhshme

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriq, ka njoftuar sot se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë Kosovën në 20 ditët e ardhshme.

Lajme

27/02/2016 21:55

Për transmetuesin publik serb RTS, Gjuriq tha se me këtë rast, Vuçiq me komunitetin serb në veri dhe jug të lumit Ibër do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve për jetesën e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, situata në veri është e rëndë, sidomos në Jug. “Pa ndihmën aktive dhe solidaritetin e të gjithë Serbisë serbënt nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovën ka hedhur poshtë pretendimet se i janë udhëzime deputetëve serb të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.