Vuçiq falënderon Rumaninë për mosnjohje të Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar ambasadorin e ri të Rumanisë në Beograd, për vazhdimin e qëndrimit kundër pavarësisë së Kosovës.

Lajme

09/06/2016 15:54

Në takimin e parë me ambasadorin e ri rumun në Serbi Daniel Banu, siç thuhet në njoftimin e qeverisë serbe, Vuçiq ka folur edhe për bashkëpunimin mes dy shteteve, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, ambasadori rumun, ka folur edhe për projektet e përbashkëta mes dy shteteve.

Përderisa pesë shtetet anëtare të BE-së, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro, vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, lidershipi serb vazhdimisht ka shfrytëzuar këtë situatë, për të mos i lënë që këto shtete të ndryshojnë qëndrim./lajmi.net