Vuçiq e lut kryeradikalin serb të futet në Qeveri, ky i fundit e refuzon

Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Aleksabdar Vuçiq, ka kërkuar nga kreu i radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel, që të hyjë në koalicion qeverisës, por ky i fundit i ka dhënë përgjigje negative.

Lajme

07/06/2016 17:23

Kreu i Partisë Radiakle Serbe, Sheshel , pas një takimi që ka pasur me Vuçiqin, u ka bërë të ditur gazetarëve në Beograd, ka bërë të ditur se nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së re serbe, transmeton lajmi.net.

Pak para takimit mes Vuçiqit e Sheshelit, ky i fundit ka thënë se kushti kryesor për përfshirjen e partisë së tij në Qeverinë e Serbisë, është ndërprerja e negociatave për anëtarësim në BE dhe thellimi i raporteve me Rusinë.

“Për të gjitha tjerat do të gjendej zgjidhje, nëse i ndërpritni negociatat për anëtarësim në BE. Ky është kusht, pa të cilin ne nuk hyjmë në Qeveri”, ka thënë Sheshel. /lajmi.net