Vuçiq dha urdhër që treni të rikthehet në Beograd

Treni i cili sot ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Kosovës për të kryer agresion të hapur dhe i cili u ndalua në Rashkë pasdite, është nisur për Beograd pak pas orës 20 e 30.

Lajme

14/01/2017 22:09

Treni nuk mundi të hyjë në Kosovë pasi që autoritetet kosovare thanë se ai do të ndalohet dhe konfiskohet posa të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha se ai ka dhënë urdhër që treni të ndalet pasi që nuk dëshironte konflikt të përmasave të gjëra dhe humbje të jetëve të njerëzve, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Vuçiq ka thënë se ai ka urdhëruar që treni të rikthehet në Beograd. /Lajmi.net/