Vuçiq: Beogradi është për zgjidhje reciprocikisht të pranueshme me Prishtinën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se qeveria e tij është e përcaktuar që në dialogun me Prishtinën të arrihen zgjidhje të pranueshme nga të dy palët, por me mbrojtjen e plotë të interesave kombëtare dhe shtetërore, ka njoftuar qeveria e Serbisë.

Lajme

06/06/2016 17:04

Vuçiq dhe drejtoresha për Ballkanin perëndimor e Shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, kanë diskutuar sot në Beograd për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe është theksuar rëndësia e vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Të dy zyrtarët kanë konstatuar se është arritur përparim i rëndësishëm në bisedimet për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe kanë shfaqur shpresën se në këto negociata do të mbahet dinamika e planifikuar e hapjes së kapitujve./rel