Vuçiq anulon vizitat në Bruksel dhe SHBA

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar këtë të hënë se kryeministri që pritet të rimandatohet, Aleksandër Vuçiq ka anuluar vizitat e tij në Bruksel, sikurse edhe bisedimet, veçmas me zyrtarë amerikanë, pas raporteve të një gazete proqeveritare se ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve janë duke nxitur protestat kundër regjimit të tij.

Lajme

13/06/2016 13:33

Vuçiq. Kishte planifikuar që të udhëtonte gjatë këtij muaji në Bruksel për të hapur edhe zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në BE si dhe në SHBA për të përuruar fluturimet e “Air Serbia” drejt New Yorkut.

Anulimi i këtyre vizitave vjen pas presionit gjithnjë në rritje nga Rusia, e cila kërkon nga Serbia që mos t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s.

Mijëra persona protestuan të shtunën kundër shkatërrimit të një zone në Beograd të krijuar për një projekt të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për pasuri të patundshme.