Vuani nga stresi? Blini një akuarium!

Akuariumi jo vetëm që përmirëson humorin, por gjithashtu ulë presionin e gjakut dhe përmirëson të rrahurat e zemrës.

Lifestyle

01/08/2015 12:30

Ndoshta është për shkak të lëvizjes së peshqve, ndoshta është për shkak të tingullit të ujit. Por, çfarëdo qoftë shkaku, akuariumi ka fuqinë për të reduktuar stresin, ka gjetur një studim i ri.

Shkencëtarët kohët e fundit kanë studiuar se si akuariumi ka efekt në njerëzit ndërsa ishte i mbushur me peshq të rinj.

Ata studiuan efektet psikologjike të njerëzve të cilët e shikonin një akuarium, dhe zbuluan se sa më shumë peshq që akuariumi kishte, aq më mirë njerëzit ndjeheshin, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit e studiuar raportuan humor më të mirë pasi kishin shikuar për një orë akuariumin. “Edhe nëse shikohej një akuarium dhome normal me dritë dhe lëvizje të algave artificiale të detit, ai ishte mjaft relaksues për njerëzit,” tha Deborah Cracknell, një studiuese.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë të habitshëm, pasi që akuariumet njihen si relaksues dhe shumë të këndshëm për njerëzit.

Studime të tjera kanë gjetur se hapësirat e gjelbra – të tilla si kopshte apo parqe – kanë efektet e ngjashme qetësuese. Kështu që nëse vuani nga stresi, ju duhet të vizitoni më shpesh hapësira të gjelbra apo të blini një akuarium në shtëpi. (Lajmi.net)