Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasdreken e së dielës në zonën e plazhit në Durrës.

Lajme

08/05/2016 15:39

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Shpëtim Shala, 45 vjeç, nga fshati Katund i Ri.

Ai është gjetur i vrarë në një makinë tip “Volkswagen” pranë një lokali në sektorin “Iliria”.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krim të paramenduar apo konflikt të çastit. Policia ka rrethuar zonën rreth vendit të ngjarjes.