Vrasje për një gotë raki më 1994, kërkohen 18 vite burg për dorasin

Prokuroria e Matit kërkon 18 vjet burgim për autorin e dyshuar të një vrasjeje të ndodhur në vitin 1994 në fshatin Dukagjin të Burrelit.

Lajme

06/06/2016 16:27

Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur për shumë vite, prokuroria kërkon dënimin e shtetasit Qamil Pepmarku, i akuzuar për “vrasje me dashje” në dëm të shtetasit Ibrahim Lleshi.

Ngjarja ka ndodhur në datë 18.02.1994, kur pas një zënke në gjendje të dehur, autori ka qëlluar me thikë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, autori është larguar nga Shqipëria. Fillimisht ai është dënuar në mungesë në vitin 1996, nga gjykata e shkallës së parë Mat. Duke mos qenë i pranishëm, ai nuk ka bërë apelimin e dënimit.

Në vitin 2012, i pandehuri Pepmarku është arrestuar dhe ka kërkuar rivendosje në afat të gjykimit, me argumentin se nuk ka pasur mundësi të realizojë mbrojtje efektive gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar ndaj tij.

Kërkesa për rivendosje në afat është pranuar nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e riktheu për gjykim çështjen. Në përfundim të gjykimit të rifilluar, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij më 18 vite burgim.

Motivi i vrasjes, në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton të jetë i rëndomtë. Me date 18.02.1994, shtetasi Qamil Pepmarku, banore i fshatit Gjocaj, rrethi Mat, ka shkuar ne fshatin Derjan per te marre pensionin e te atit, me pas është takuar me shtetasin Han Pasha (i cili është gjykuar për veprën penale te perkrahjes se autorit te kryerjes se krimit), të cilët janë nisur drejt banesës së të dënuarit, për në fshatin Gjocaj.

Kur kanë mbërritur në fshatin Dukagjin të rrethit Mat janë futur në lokalin e shtetasit Met Dedja, aty kanë pire pije alkoolike. Pasi janë vënë në dijeni se në një lokal tjetër aty afër ndodhej dëshmitari Sami Hysenlika, i cili ishte shok me të pandehurin Qamil Pepmarku janë nisur për te ky lokal. Në tavolinën e këtij lokali kane gjetur dëshmitarin Sami Hysenlika dhe viktimën Ibrahim Lleshi , si dhe dëshmitarin Luan Lala.

Viktima Ibrahim Lleshi i ka qerasur me nga një gote raki te pandehurin Qamil Pepmarku dhe shtetasin Han Pasha. Pasi kanë pirë gotën e pare, i pandehuri dhe shtetasi Han Pasha i kanë kërkuar viktimës Ibrahim të pijnë dhe nga dy gota tjera prej tij, por viktima ka refuzuar t’ua jap, refuzim ky që ka bere të lindi grindja mes tyre.

Në këto momente ka ndërhyrë pronari i lokalit dhe i ka nxjerre përjashta. Pasi kane dalë jashtë janë futur te lokali i shtetasit Luan Likola. Në këtë lokal shtetasi Han Pasha ka ofenduar me fjalë familjen e viktimës Ibrahim Lleshi, i cili ka nxjerrë një thikë dhe i është drejtuar, shtetasit Han Pasha, në këto momente kanë ndërhyre dëshmitarët Luan Likola dhe Luan Lala, të cilët kane kapur viktimen Ibrahim Lleshi, në këtë kohe viktimës Ibrahim i ka rënë thika nga dora. Këtë thikë e ka kapur menjëherë i pandehuri Qamil Pepmarku dhe ka goditur viktimën ne bark d uke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.