Vrasje apo vetëvrasje në burgun e Shën Kollit?! Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës – Lajmi.net
Vrasje apo vetëvrasje në burgun e Shën Kollit?! Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 12:44, 22 November 2017
Pas vetëvrasjes së njoftuar të të burgosurit 20-vjeçar Florian Kodra, burime për Syri.net thonë se SHKB e burgjeve ka zbarkuar në Lezhë, në burgun e Shën Kollit ku dhe ndodhi ngjarja.

Sipas këtyre burimeve, deklaratat kontradiktore dhe shenjat e dyshimta në qafën e të burgosurit në burgun e Lezhës tregojnë se kemi  të bëjmë me një vrasje dhe jo vetëvrasje.

Kjo ngjarje që po mbahet e fshehtë nga Policia ngre dyshime të mëdha edhe për lëvizjet e fundit nga Ministrja e re në drejtimin e Burgjeve.

Grupi i kontrollit të Burgjeve mësohet se ka përfunduar hetimin vonë pas mesnatës, kur dhe është rikthyer nga Lezha në Tiranë me një pikëpyetje që po endet në ajër, që Florian Kodra edhe mund të jetë vrarë./Syri.net

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Supercar Showdown