Vrasja në Linzë, prokuroria kërkon 116 vite burg për autorët

Dy muaj pasi dosja u dërgua për gjykim, Prokuroria e Tiranës kërkon në total 116 vite burg për katër të dyshuarit për vrasjen e Enton Nikajt, ngjarje e ndodhur në 11 nëntor në Linzë.

Lajme

28/04/2016 15:07

35 vjet burg është kërkuar për Emiljano Tasho, në akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë me dashje. 28 vite është kërkuar për Bujar Hasanin, i cili ka masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, dhe për Mirsad Kuçanën.

Ndërsa për Ervis Martinajn, në akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim është kërkuar 25 vite burg.

Për Erjon Biraçin, prokuroria ka kërkuar të dënohet me 5 vjet burg në akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.