Vrasja e Elton Çiçës, kjo është vetura me të cilën u larguan autorët

Vetura të cilën e shihni më poshtë është pikërisht ajo me të cilën u larguan dy personat e dyshuar për vrasjen e Elton Çiços.

Lajme

24/05/2016 18:14

Foto është bërë publike nga policia e Tiranës. Vetura, tip “Ford Focus”, u ble nga Renato Milloshi dy ditë para vrasjes.

Milloshi në bashkëpunim me Jani Aliajn dyshohen si autorët e vrasjes së Çiços. Ky i fundit e kishte qëlluar më armë në Gjirokastër Aliajn disa javë para ngjarjes në Tiranë.

Kjo ngjarje mendohet të jetë edhe shkaku i vrasjes. Renato Milloshi 36 vjeç, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje, pasi ndihmoi në largimin e ekzekutorit Jani Aliaj, 39 vjeç./lapsi.al

WhatsApp-Image-20160524 (11) WhatsApp-Image-20160524 (10)