Vrasësi shqiptar me një këmbë do të deportohet nga Britania

Mediat britanike shkruajnë se Saliman Barçi, 41 vjeç do të largohet nga Britania pas 14 vitesh që kurse përfitoi dokumente si shtetas nga Kosova.

Lajme

01/07/2016 19:28

Autoritetet e migracionit e akuzuan atë se ka “mashtruar qëllimisht”, duke përfituar edhe mbështetje sociale nga shteti britanik.

Në vitin 1997, Barçi ka vrarë dy persona në Burrel, Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën, duke u thënë se kishte 60 milionë lekë. Më pas, Barçi u largua nga vendi, ndërsa procesi gjyqësor u mbyll në vitin 1998.

Pas rihapjes së procesit gjyqësor, në vitin 2009, u dënua me 25 vite burg për dy vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve ushtarake, dënim i cili u dha në mungesë nga tij. Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin, duke e rikthyer sërish procesin në Gjykatën e Apelit në vitin 2013.

Barçi, i cili ka përdorur emrin Saimir Basha, u arrestua në Britani të Madhe, pasi prokurorët shqiptarë kërkuar ekstradimin e tij korrikun e kaluar.

Më 3 gusht të vitit të kaluar, ai u dënua për posedim kokaine. Ai përfitoi dokumentet si shtetas nga Kosova dhe kur u pyet për këtë, u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar, edhe unë thash se isha nga Kosova”.