Vranë pronarin e anijes së peshkimit, arrestohet njëri nga autorët

Zbulohen autorët e vrasjes së Hyqmet Nexhipit, pronarit të një anije peshkimi, i cili u ekzekutua në 23 janar 2016.

Lajme

01/06/2016 21:20

 

Të arrestuarit janë  Floben Gega, 34 vjeç ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e dytë të këtij krimi, Dionis Nallbani 30 vjeç.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Flobenc Gega, i cili në momentin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit (H.N) ndodhur mëngjesin e datës 23.01.2016, në lagjen “Pavarësia”, ku u bë ekzekutimi i tij me armë zjarri “Automatik”, në automjetin tip “Honda” me targa greke IBM3231, duke pësuar kështu vdekjen e menjëhershme”, informon policia e Vlorës.

Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.  Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.