Vranë Enton Nikajn, autorët dënohen me 22 vjet burg

Është dhënë sot vendimi për autorët e vrasjes së Enton Nikajt në një lokal në Linzë, nëntorin e vitit të kaluar. Gjykata e Tiranës vendosi t’i dënojë me 22, 2 vite burg 5 të akuzuarit, pas gjykimit të shkurtuar.

Lajme

04/05/2016 23:46

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 116 vite në total për 5 të akuzuarit që në bashkëpunim vranë Enton Nikajn. Dënimin më të madh e ka marrë Emiljano Tasho me 16 vite burg, pasi akuzohet si autori kryesor i vrasjes.

16 vite burg për Emiljano Tashon si autori kryesor krimit

Një vit e 4 muaj burg për Ervis Martinajn për moskallëzim krimi

Një vit e 4 muaj burg për Mirsad Kuçanajn

Një vit e 4 muaj burg për Bujar Hasanin

Dy vite burg për Erion Biraçi