Vota e Listës Serbe pro MSA-së, nënkupton njohje të Kosovës nga Beogradi

Partia opozitare serbe, Lëvizja shtetërore e Serbisë, e ish-ministrit për Kosovën, Sllobodan Samargjiq, ka vlerësuar sot se deputetët e Listës Serbe me votimin e tyre mbi ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), i kanë kontribuar njohjes së Kosovës si shtet në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruan Akter.

Lajme

03/11/2015 14:11

“Ata kanë mbështetur qeverinë e Kosovës e cila nuk është e gatshme ti lejojë të formojnë asociacionin e komunave serbe”, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizje, transmeton lajmi.net.

Vota e djeshme e Listës Serbe për ratifikim, ishte raportuar se është bërë me urdhër nga Beogradi.

“Kaq ishte beteja e qeverisë së Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit, për thirrje kundër njohjes ndërkombëtare të shtetit të rremë të Kosovës, dhe anëtarësimit të saj në UNESCO”, thuhej ndër tjera. (lajmi.net)