Në Vlorë sekuestrohen 22 kg kanabis, në pranga 3 persona

Agjentë të policisë së Vlorës kanë sekuestruar në orët e fundit 22 kg lëndë narkotike, si dhe kanë arrestuar 3 persona.

Lajme

19/04/2016 10:34

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, lënda narkotike, e llojit kanabis, është gjetur në fshatin Treblovë.

Të arrestuar, sipas burimeve të Top Channel, janë shtetasit Mehmet Mehmetaj, Xhaferr Rrapaj dhe Julin Buza, ndërkohë që shtetasi me inicialet A.G është shpallur në kërkim./lajmi.net

th