Vlorë, asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabis

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 1.180 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella nëpër pyje dhe në pjesë toke pa pronar, në fshatrat Qeparo dhe Mazhar.

Lajme

02/06/2016 16:47

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, lartësia e bimëve varionte nga 20 deri në 40 cm. Asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies.

Autoritetet lokale njoftojnë se po punojnë ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.