Vlora Merovci flet për punën në Ministri dhe aktrimin (Foto)

Aktorja Vlora Merovci, e njohur me rolin “Alma” te “Familja Moderne”, ka filluar të punojë në kabinetin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi. Ajo këtë e ka konfirmuar për kolona.al.

ShowBiz

23/02/2016 15:52

Vlora së fundmi është parë të aktroj në projektin e rok grupit “Troja”, aty ku bashkëshorti i saj është vokalist. Prandaj kjo është një dëshmi që aktorja nuk e ka lënë angazhimin e saj në role filmike e teatër. Vlora, ka theksuar për Kolona.al, se aktrimin nuk e ka lënë e as nuk do ta lë.

Kjo, pasi që shumë portale kanë shkruar se me angazhimin në punën e re, ajo e ka lënë aktrimin.

vloraaaavlora me bujarin

“Nuk kemi nevojë mu marr me gjithkënd çka thotë. Nuk e kam lënë aktrimin. Kush e ka  parë videoklipin, atëherë e kanë parë se kam aktruar aty, nuk kam bërë  shaka”, ka deklaruar Vlora.

E pyetur se që sa kohë është duke punuar në Ministrinë e Drejtësisë, dhe çfarë pozite ka aty, ajo nuk ka dashur të flas, duke mos dashur të jep më shumë detaje. Ajo ka ritheksuar se punon në kabinetin e Ministrit Kuqi.

E përveç pjesëmarrjes së saj në videoklipin “A e man n’men”, të rok grupit “Troja”, Vlora ka njoftuar se tash për tash është duke punuar në një projekt me rëndësi.

“Tash për tash jam duke u përgatitur për diplomën për master  “Moduli në teatër”, në UP”, ka shtuar tutje ajo.  /kolona.al/