Vlora Çitaku viziton në SHBA vajzën e sapo lindur të Valdrin Sahitit

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shkuar për t’a vizituar vajzën e sapo lindur të dizejnatorit Valdrin Sahiti.

ShowBiz

12/04/2018 15:32

Gruaja e këtij të fundit, Edita Ramadani ka sjellur në jetë foshnjen të cilës kanë vendosur t’ia vënë emrin Bella dhe ka zgjedhur t’a lind në SHBA, shkruan lajmi.net

Ishte Valdrini ai i cili ka treguar nëpërmjet një Instastory se Bella ka pasur sot një vizitë të këndshme nga Ambasadorja e Kosovës në vendin e saj të lindjes.

‘’Ambasadorja viziton Bellen’’ ka shkruar ai përkrah imazhit ku pranë vogëlushes shihet Vlora Çitaku./Lajmi.net/