Vjosa Osmani ia kujton LDK-së fjalët që u kishte thënë para koalicionit me PDK-në

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakve të saj të cilën po shprehim habinë se si PDK po dëshiron ta prishë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Lajme

26/04/2017 15:49

Osmani në facebook ka publikuar fjalimin e saj në mbledhjen e Këshillit të LDK-së, ku diskutohej për hyrje në koalicion më PDK-në.

Ajo ka thënë se ata të cilës sot “po ankohen e përulen pse PDK nuk po i respektoka marrëveshjet (PËR QUDI!!!), atë ditë bërtitnin e shanin derisa unë i lexoja këta rreshta”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Osmanit:

Për ata që po çuditen pse PDK nuk po e respekton marrëveshjen e koalicionit, ja një përkujtim i vockël- pjesë nga fjalimi im në Këshillin e Përgjithshëm (Nentor 2014) ku diskutohej mundësia e lidhjes së koalicionit me PDK. Ata që sot po ankohen e përulen pse PDK nuk po i respektoka marrëveshjet (PËR QUDI!!!), atë ditë bërtitnin e shanin derisa unë i lexoja këta rreshta:

“Nëse ky Këshill vendosë që të jepet drita e gjelbër për të hyrë në negociata pa vija të kuqe, pra duke lejuar edhe negociata me PDK-në, dhe nëse ky koalicion arrihet, atëherë të jemi të vetëdijshëm që po lidhet marrëveshje me një PARTI E CILA PARIM JETIK TË SAJ E KA MOSRESPEKTIMIN E MARRËVESHJEVE. Poashtu, ashtu sic ka bërë gjatë viteve 2007-2010, PDK cdo ditë do të kërcënojë me prishje të koalicionit. Zanzibari, të nderuar anëtarë, nuk ka ndodhur vetëm njëherë. Ai ka ndodhur gati cdo ditë gjatë qeverisjes PDK-LDK gjatë viteve 2007-2010. LDK nuk ka nevoje që sërish t’i nënshtrohet përuljes së tillë.”/ Lajmi.net/