Vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë

49 -vjeçari nga Tetova, Kryetar i Bordit të Xhamisë së Larme në Tetovë, dje ka raportuar se nga disa  persona të panjohur rreth orës 3 e 45 minuta kanë kryer vjedhjen e disa te hollave nga ky objekt, njofton SPB-Tetovë.

Lajme

09/06/2016 13:54

Pas hapjes me forcë kutinë prej druri që është e vendosur në murin në murin përballë xhamisë  për donacione nga besimtarët, grabitësit kanë marr rreth 9.000 denarë, dhe pastaj pa u vënë re nga askush kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Për këtë rast janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet për të sqaruar rastin dhe për kapjen e grabitësve. Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë tashmë ka njohuri fillestare se kush janë të përfshirë në këtë vjedhje.