Vjedhja në shtëpinë e Lumezit, nuk është dëshmi se ka pasiguri në vend

Shtëpia e kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi të martën u bë cak i një vjedhjeje. Atij brenda objektit ku jeton iu vodh telefoni.

Lajme

23/11/2016 20:15

Pavarësisht se Lumezi ishte nën mbikëqyrjen e policisë, telefoni i tij tashmë gjendet në duart e hajnave.

Pas këtij incidenti, kanë reaguar civilë e politikanë, duke aluduar në atë se siguria në vend është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe se qytetarët e vendit nuk kanë aspak siguri kur një gjë e tillë i ndodh një personi me ndikim, siç është kryeprokurori.

Por njohësi i çështjeve të sigurisë Bejtush Gashi thotë për lajmi.net se ky rast nuk mund të merret si pikë reference se pasiguria në vend është e madhe, pasi siç vlerëson ai, këto janë gjëra që ndodhin gjithkund dhe mund të i ndodh secilit, pavarësisht pozitës.

Bejtush Gashi

“Rasti i vjedhjes së telefonit të Aleksander Lumezit nuk mund të merren si pikë reference se shkalla e pasigurisë në vend është e madhe. Është vështirë më ardh deri të konstatimi  se kjo është një pikë referencë  ku shkalla e pasigurisë është e madhe, por  këto janë gjëra që ndodhin. Përkundër masave që janë marr në shtëpinë e Lumezit apo që ai e ka pasur edhe sigurimi njerëzit e asaj kategorike, përkatësisht ata të cilët e kanë pas si objekt  atë veprim nuk besoj që mund të ketë adresë të drejtpërdrejt që te këtë konotacion për shkallën e sigurisë në Kosovë sepse veprimet e tilla mund të ndodhin.

Ai thotë se të tilla depërtime të vjedhjeve në të ashtuquajtur korridore të sigurisë  janë të pranishme jo vetëm këtu por edhe në të gjitha  vendet.

“Dhe në këtë rrafsh është e vështirë të përcaktohet niveli i sigurisë. Mund të ketë qenë edhe një skenar i përgatitur pra me teori konspirative por edhe mund të ketë ndodhur rastësisht krejt ky rast sido që të jetë faza e mëtutjeshme e veprimeve  do ta zbardh këtë”, sqaroi Gashi.

Kujtojmë se prona e Lumezit, e cila gjendet në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, është sulmuar dje, në orët e hershme të mëngjesit.

Pas kësaj ëshhë deklaruar edhe vetë Kryeprokurori i cili ka shpjeguar se vjedhja ka ndodhur derisa ai me familje ishin duke fjetur.

Ndërkaq, policia i ka suspenduar për 48 orë një zyrtar policor të divizionit të sigurimit si dhe një mbikqyrësi të policit./Lajmi.net