Vjedh banesën e zyrtarit italian, arrestohet pas 2 muajsh shqiptari

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Piglio të Italisë, për vjedhjen e banesës së një zyrtari publik.

Lajme

27/04/2016 23:58

Urdhër arresti u dha nga një gjyqtar i Gjykatës së Frosinone-s, pas hetimeve të filluara që në 24 shkurt, kur policia në Anagni u informua nga banorët e zonës, se një person ishte duke u përpjekur për të hyrë me forcë në një banesë në Serrone.

Policia mbërriti në vendngjarje, por shqiptari arriti të arratisej me një automjet që e kishte vjedhur, dhe që më pas u gjet i braktisur.

Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun e Frosinone-s, raportojnë mediat lokale.