Vizita e Sheshelit në Kosovë është paralajmëruar për sot

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të mbajë sot një tubim në veri të Mitrovicës. E përveç kësaj mediat në Serbi shkruajnë se i pranishëm do të jetë edhe lideri i kësaj partie Vojisllav Sheshel.

Lajme

12/04/2016 07:59

Madje thuhet se Sheshel do të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në veri.

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se tubimi do të fillojë në orën 12:00.

E nëse ndodh që Sheshel të shfaqet në Kosovë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se do të arrestohet.

Selimi i ka thënë se tashmë i mbetët organeve të rendit në Kosovë që të veprojnë kundër kalimeve ilegale të njerëzve, në rast se Sheshel tenton të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thënë Selimi përmes telefonit.