Vitet e arta të miqësisë, koha kur Tuna dhe Nora e festonin Halloweenin bashkë

Nora Istrefi e Tuna Sejdi dikur ishin shoqe shumë të mira.

ShowBiz

01/11/2018 10:23

Është data 31 e muajit tetor ajo e cila Nora Istrefin dhe Tuna Sejdin do t’i bëjë ta kujtojnë gjithmonë njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi pikërisht në këtë dite vite më parë ato kanë festuar bashkë për Halloween dhe fotografitë ua risjell lajmi.net. Pranë tyre në njërën prej fotografive shihet edhe këngëtarja Afërdita Dreshaj.

Dy këngëtaret e njohura të estradës sot janë kunata, të martuara për dy vëllezër, mirëpo për fatin e tyre të keq, pikërisht tash kur raportet duhet ngrohur ato janë larguar akoma më shumë.

Disa ‘mosmarrëveshje’ mes burrit të Norës dhe Tunës ishin shkak që në media e publik të komentohet për komplet familjen Berisha.

Faktikisht lindja e dashurisë së Tunës dhe Patrisit nuk u prit edhe aq keq nga çifti tjetër pasi Nora kishte bërë një paraqitje me Tunën bashkë si kunata, mirëpo që nga atëherë më nuk i kemi parë bashkë dhe sot kujtimet po i mbajnë vetëm nëpër fotografi./Lajmi.net/