Video shokuese: 3-vjeçari i traumatizuar nga dhuna, godet veten me grushte

Tronditja që vogëlushi 3 vjeçar, i dhunuar në kopshtin privat “Diren”, duket se ka qenë më e madhe pas asaj që të gjithë pamë në video, ku administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani e kap për flokësh, për veshi dhe e gjuan në duar.

Lajme

21/06/2016 21:39

Ditën që është dhunuar fëmija 3 vjeçar ka përjetuar një gjendje të rëndë psikologjike. Pamjet që emisioni ‘Stop’ transmetoi sonte janë më trishtuese.

Në orën 03:00 pas mesnate fëmija është ngritur duke goditur kokën me grushte. Pamjet e rënda janë filmuar me celular nga babai i fëmijës, ai që denoncoi gjithë këtë skandal. Fëmija duket se po përjeton makthe dhe është në gjendje të rëndë psikologjike. Është e ëma që mundohet ta qetësojë, por që nga sa është transmetuar në këtë video, nuk ia ka arritur dot.

YouTube player