Veza dhe uthulla kthejnë shkëlqimin e lëkurës dhe të flokëve

Shumë nga ushqimet, që ndoshta tashmë i keni në shtëpi, mund të përdoren për qëllime kozmetike.

Lifestyle

18/10/2015 09:27

Këto produkte nuk janë të shtrenjta, nuk kërkojnë shumë përpjekje ose kohë dhe mund të jenë po aq të mira, ndoshta edhe më të mira sesa blerja e produkteve kimike, shkruan “Zëri|.

– Maska nga të bardhtë e vezëve: Nëse ju ka tepruar të bardhët e vezëve mund të bëni omëletë dietike ose mund të përcaktoheni të kujdeseni për lëkurën tuaj.

Të bardhtë e tundur të vezëve janë preparat natyral më se i mjaftueshëm për të mbuluar gjithë fytyrën. Aplikoni këtë përzierje në fytyrë të pastër dhe lëreni të qëndrojë derisa të thahet, si çdo maskë tjetër.

Shpërlani atë dhe do të shihni se fytyra juaj është më e lëmuar dhe e freskët, shkruan “Zëri”.

– Larja e flokëve me uthull: Nëse doni që flokët tuaja të rifitojnë shkëlqimin e tyre të vjetër dhe në qoftë se ato duken të thata dhe pa gjallëri, atëherë ju duhet një shampon për pastrim të thellë të flokëve.

Me atë mund të mënjanoni produktet e akumuluara në flokë, por të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me anë të uthullës së zakonshme të mollës.

Dy herë në muaj në vend të balsamit, pas pastrimit të flokëve, aplikoni uthull. Vetëm sigurohuni që këtë të mos e bëni shumë shpesh sepse mund të thahen flokët.