Vetura përplaset me autobusin në Zveçan, ka të lënduar

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe autobusi ka ndodhur në Zveçan.

Lajme

06/01/2019 22:57

Në Zveçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Hoti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy pasagjerë që gjendeshin në veturën e tipit “MBW”.

Tutje Hoti ka bërë të ditur se vetura ishte me targa “KM”, ndërkaq autobusi me targa “KS”.

“Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës. Personat e lënduar kanë qenë në veturën e pasagjerëve në BMW me targa “KM” me autobusin me targa ‘KS’”, ka deklaruar Hoti për lajmi.net.

Sipas Hotit deri te ky aksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet klimatike dhe kushtet e rrugës, pasi që vetura kishte dalë në shiritin tjetër dhe ka goditur autobusin.

“Besohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës edhe kushtet klimatike që kanë qenë. Vetura ka goditur autobusin do me thënë vetura ka dalë në anën tjetër të shiritit rrugorë edhe e ka goditur autobusin”, deklaroi Hoti.

Hoti po ashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale, në autobus nuk është lënduar asnjë pasagjer. /Lajmi.net/