Vetëvritet një polic në Dragot të Tepelenës

Pasditen e së martës, një polic 52-vjeçar ka vrarë veten ndërsa ndodhej me shërbim në pikën e bllokimit të automjeteve në Dragot të rrethit të Tepelenës.

Lajme

26/04/2016 22:45

 

Sipas Policisë së Gjirokastrës, polici ishte efektiv i komisariatit të Përmetit dhe për shkak se vuante nga depresioni ka bërë këtë akt.

Ai e ka vrarë veten duke përdorur armën zyrtare.

Kolegët e tij , kanë qenë ata që e kanë gjetur të pajetë, në vendin e tij të shërbimit.