Vetëvritet me armë një 58-vjeçar në Durrës
Një 58-vjeçar në Durrës, është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Lajme
Uniformat blu njoftojnë paraprakisht se ngjarja ka ndodhur më datë 02.05.2016, rreth orës 21:20, në fshatin Arapaj, Durrës.
Shtetasi me iniciale Y. O. 58 vjeç, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë. Nga hetimet paraprake, si shkak dyshohet gjendja e rënduar psikologjike. Specialistët për Krimet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.