Veteranët amerikanë tregojnë për vrasjen e tyre të parë (VIDEO)

Një grup i veteranëve nga ShBA-ja, kanë kujtuar momentet kur kanë vrarë për herë të parë një njeri.

Bota

11/11/2015 20:46

Këta ushtarakë kanë qenë të përfshirë në një varg konfliktesh përfshirë edhe në vendin tonë si dhe në Vietnam dhe Irak, transmeton Klan Kosova.

Dan, është një prej ushtarëve që ka shërbyer në Vietnam, dhe tregon ndjesinë që ka përjetuar kur ka kryer vrasjen e parë.

“Nëse do të ekzistonte ferri me siguri që do të kishte këtë ndjesi”.

“Kjo ndjenjë të depërton dhe nuk të largohet për një kohë të gjatë”.

“Është e tmerrshme”.

“Në luftë, asnjëra palë nuk e meriton të vdes”.

“Burri në anën tjetër është duke luftuar për atë që beson kurse ti je duke luftuar për atë që ti beson”.

“Me siguri që të dy palët ju keni familje e fëmijë”, u shpreh Dan.

Qassim është një prej veteranëve që ka shërbyer në luftën në Irak.

“Isha i shtrirë dhe nuk mund të shihja nëse ishte koka apo shpatullat.. Ai kishte një kapelë të fortë në kokë..Më kujtohet që pash një emblemë të kuqe…”.

“Më pas shikova fytyrën e tij me llampë, e ai më tha ‘më vrit’.. kështu që e vrava. E dija që nuk ishte e drejtë, por më duhej ta bëja” u shpreh Qassim.

Më poshtë mund ta shikoni këtë video ku këta veteranë tregojnë historinë kur për herë të parë ia kanë marrë jetën një njeriu.

YouTube player