Veseli: Walker gjithmonë kërkon drejtësi për viktimat e masakrës që tronditi botën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot ish-ambasadorin William Walker, për të cilin ka thënë se “ai asnjëherë nuk e ka harruar Reçakun, njësoj si ne, kërkon drejtësi për viktimat e masakrës”.

Lajme

16/01/2018 19:53

Shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:

Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikun e madh të Kosovës, William Walker. Ai asnjëherë nuk e ka harruar Reçakun dhe gjithmonë, njësoj si ne, kërkon drejtësi për viktimat e masakrës që tronditi botën. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës.