Veseli takon kongresistin Eliot Engel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në përmbyllje të vizitës zyrtare në ShBA ka takuar kongresistin amerikan Eliot Engel.

Lajme

13/12/2018 19:15

Engel i ka dhënë përkrahje të pa rezervë për ecjen përpara të shtetit të Kosovës, për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe reformat në ekonomi e sundim të ligjit, përcjell lajmi.net.

“Me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. Ai edhe një herë më shprehi përkrahjen e parezervë për ecjen përpara të shtetit të Kosovës, për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe reformat në ekonomi e sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Lajmi.net/