Veseli takon ish kongresmenin Pomeroy

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të enjten në delegacion të kryesuar nga ish kongresmenin amerikan, Earl Pomeroy, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë për Partneritet (HDP).

Lajme

07/05/2015 11:11

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së ofruar historikisht nga Shtetet e Bashkuara, në veçanti për zhvillimet pozitive aktuale dhe përkrahjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Përmes kësaj mbështetjeje, ne kemi arritur të ndërtojmë dhe avancojmë kapacitetet tona në shumë aspekte, hulumtimeve parlamentare, reformimin e procesit ligjvënës, forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës, ka thënë Veseli.

“Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e ShBA-së duke besuar se transparenca, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi, efikasitetin e administratës kuvendore janë themel i punës tonë të përgjegjshme kundrejt qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë në vend”.

Shtëpia e Demokracisë për Partneritet” është krijuar në vitin 2005 nga Dhoma e Përfaqësuesve. Është një komision njëzet anëtarësh  që punon drejtpërdrejt me 16 vende partnere të botës për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efektive, të pavarura, dhe të përgjegjshme.