Veseli takoi ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi – Lajmi.net
Veseli takoi ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:08, 13 September 2017
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Duke e përgëzuar kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit gjatë mandatit të kaluar, ambasadori Minxhozi e uroi kreun e Kuvendit të Kosovës për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Minxhozi diskutuan për mundësitë e forcimit të bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë, në interes reciprok dhe në funksion të rrugëtimit sa më të shpejt euro-atlantik të të dyja vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri e Kosovë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në shtetet respektive.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion