Veseli shprehet i tmerruar për sulmin në Barcelonë

Barcelona ka qenë të enjten mbrëma cak i një sulmi terrorist. Përgjegjësinë për aktin që la të vdekur mbi 13 veta dhe mbi 100 tjerë u lënduan, e mori i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Lajme

18/08/2017 08:46

Gjithë personalitetet e botës reaguan duke dënuar sulmin dhe duke ngushëlluar popullin katalunas, shkruan lajmi.net.

Edhe në Kosova u solidarizua me Barcelonën, njashtu edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që ka thënë se ndjehet i tmerruar për këtë tragjedi.

“I tmerruar pas sulmit terrorist në Barcelonë”.

“Në mendjen dhe lutjet e mia janë viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Veseli në Tëitter. /Lajmi.net/