Veseli premton krijimin e Fondit të Punësimit në komunat që udhëheqen nga PDK-ja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka vazhduar fushatën në qytetin e Podujevës.

Lajme

26/09/2017 16:29

Ai ka thënë se të rinjtë e këtij qyteti meritojnë trajtim më të mirë nga qeverisja lokale.

“Podujeva e ka rastin e mirë për t’u bërë pjesë e Forcës së Ndryshimit me PDK-në. Të rinjtë e saj, me potenciale të mëdha, meritojnë trajtim më të mirë prej qeverisjes lokale”, ka shkruar Veseli në facebook.

Veseli ka premtuar se në të gjitha komunat ku udhëheq PDK-ja do të krijohet një fond i punësimit për studentët e diplomuar.

“Atyre u premtova se në çdo komunë ku qeveris PDK-ja, përfshirë edhe Podujevën, do të krijohet një Fond i Punësimit për studentët e diplomuar që do angazhohen me punë praktike në institucione. Me këto fonde komunale të punësimit, ne do t’i stimulojmë të rinjtë për t’i jetësuar edhe idetë e tyre ndërmarrëse”, ka shkruar Kadri Veseli.

Kandidat i PDK-së për kryetar të Podujevës është Hajredin Hyseni. /Lajmi.net/

Image may contain: 7 people, people smiling, indoor

Image may contain: 14 people, people smiling, people sitting, table and indoor