Veseli ngushëllon familjen Mramori, kërkon përgjegjësi ligjore 

Kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Mramori të cilët sot gjatë ditës në mënyrë tragjike humbën dy fëmijët e tyre.

Lajme

23/06/2016 20:39

Veseli këtë e ka quajtur një tragjedi për të gjithë njerëzit. Madje thotë se është urgjente që institucionet e ligjit të thonë fjalën e tyre dhe të marrin vendimet e duhura e të shpejta për t’i nxjerrë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që lejojnë dhe ata që krijojnë në ambientet tona sociale faktorë të tillë rreziku për jetën si ky që u mori jetën fëmijëve të familjes Mramori./lajmi.net

 

Ky është telegram ngushëllimi i Veselit për familjen Mramori:

 

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllime familjes Mramori për humbjen tragjike të jetës së dy fëmijëve të saj Florentës dhe Florentit.

Kjo është një tragjedi e rëndë që prekë zemrat, jo vetëm të familjes, por të secilit prej nesh, secilit qytetar të Kosovës, që aspiron një vend dhe ambient të sigurtë për fëmijët dhe familjen e tij.

Përveq dhimbjes, është urgjente që institucionet e ligjit të thonë fjalën e tyre dhe të marrin vendimet e duhura e të shpejta për t’i nxjerrë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që lejojnë dhe ata që krijojnë në ambientet tona sociale faktorë të tillë rreziku për jetën si ky që u mori jetën fëmijëve të familjes Mramori.