Veseli nga Pentagoni: Ushtria e Kosovës partnere e SHBA-së dhe forcë e paqes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, sot ka takuar në Pentagon Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper.

Lajme

12/12/2018 18:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sapo ka përfunduar një takim në Pentagon, me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper, shkruan lajmi.net.

Ai pas takimit në Pentagon, institucionin kryesor të ushtrisë amerikane, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e SHBA-së dhe faktor paqeje në rajon.

“Në Pentagon, një takim tejet përmbajtësor me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtri që do të forcojë paqen në Ballkan”, ka thënë Veseli nëpërmjet faqes së tij në Facebook. /Lajmi.net/