Veseli: Jemi të bekuar nga Zoti që kishim një humaniste si Nënë Tereza

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 106 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë, ka thënë se kombi shqiptar është  i bekuar nga Zoti që i dha njerëzimit një humaniste të tillë.

Lajme

26/08/2016 14:55

Veseli ka thënë se dita e shenjtërimit të saj, duhet të jetë ditë për ta kujtuar dhe nderuar rolin e saj.

“Sot është Ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënës Terezë. Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit një humaniste të madhe. Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj. Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore”, ka shkruar Veseli.