Veprat më të mëdha të letërsisë ruse, që kurrësesi s’duhen humbur

Letërsia ruse ka qenë prej kohësh një nga degët më të pasura dhe më interesante të pemës letrare dhe ka furnizuar botën me romane të pabesueshme dhe fantastike për dy shekuj tni – dhe vazhdon ta bëjë.

Lifestyle

10/02/2018 10:04

Sepse, ndonëse kjo listë e “duhet të lexoni” e letërsisë ruse përfshin mjaft klasikë nga shekulli i 19-të, ka edhe shembuj nga shekulli i 20-të dhe 21-të – dhe ato janë të gjitha libra që me të vërtetë duhet t’i lexoni.

1. Vëllezërit Karamazov” nga Fjodor Dostojevski
Ka një shumëllojshmëri argumentash përse është vepra më e madhe e Dostojevskit. A është e ndërlikuar? Po, ka shumë linja në këtë rrëfim të gjerë vrasje dhe epshi, por… është një rrëfim vrasje dhe epshi. Eshtë tejet dëfryese, dhe njerëzit shpesh e harrojnë, kur diskutojnë mënyrat e mrekullueshme se si Dostojevski kombinon temat filozofike me disa prej personazheve më të mirë që janë hedhur në letër.

2. “Dita e Opriçnikut”, nga Vladimir Sorokin

Diçka që lexuesit perëndimorë shpesh e keqkuptojnë është se si e kaluara formëson të tashmen. Eshtë një komb i cili shumë prej sjelljeve, problemeve dhe kulturës së tashme mund t’i zbulojë shekuj pas në kohë, tek Carët. Romani i Sorokinit ndjek një zyrtar qeveritar përgjatë një dite standarte terrori dhe dëshpërimi, në një të ardhme ku është rivendosur PErandoria Ruse, një koncept i cili gjen jehonë të fuqishme tek rusët modernë.

3. “Krim dhe ndëshkim”, Fjodor Dostojevski

Klasiku tjetër i pabesueshëm i Dostojevskit është një studim i thellë i shoqërisë ruse, që mbetet tejet aktual edhe sot. Dostojevski ka eksploruar atë që sheh si brutalitetin e qenësishëm të Rusisë, duke rrëfyer historinë e njeriu që kryen vrasje, thjesht sepse beson që ky është fati i tij – dhe më pas çmendet dalëngadalë prej fajit. Më shumë se një shekull më vonë, mbetet një përvojë e fuqishme leximi.

4. “Jeta në ëndërr e Sukhanovit”, nga Olga Grushin
Romani i Grushinit nuk ka marrë të njëjtën vëmendje si, për shembull, “1984”, por është po aq i frikshëm, në mënyrën se si përshkruan të jetuarit në një diktaturë distopiane. Sukhanovi, dikur një artist në ngjitje, heq dorë nga ambicia, me qëllim që të pranojë vijën e Partisë Komuniste dhe të mbijetojë. Në 1985, një plak i cili ka arritur mbijetesën prej padukshmërisë dhe zbatimit të rreptë të rregullave, jeta e tij është një guaskë boshe pa pikë kuptimi – një ekzistencë fantazmë, ku nuk kujton dot emrin e askujt, sepse thjesht nuk ka pikë rëndësie.

5. “Ana Karenina”, Lev Tolstoi
Që nga reshti i parë mbi familjet e lumtura dhe të palumtura, romani i Tolstoit mbi bashkëveprimin romantik dhe politik të tre çifteve mbetet shumë modern edhe sot e kësaj dite. Pjesërisht është për shkak të temave universale të ndryshimeve sociale dhe mënyrës se si njerëzit reagojnë ndaj pritshmërive në ndryshim – gjë që do të mbetet gjithmonë kuptimplotë për njerëzit, në çdo epokë. Dhe pjesërisht për shkak të fokusit themelor që ka romani, mbi çështjet e zemrës. Cilido qoftë aspekti që ju tërheq, ky roman i ngjeshur por shumë i bukur vlen të eksplorohet.

6. “Koha: natë”, nga Ludmilla Petrushevskaja
Kjo histori e fuqishme paraqitet si një ditar i gjetur pas vdekjes së Ana Andrianovnas, ku përshkruhet me hollësi lufta e saj e dëshpëruar për të mbajtur të bashkuar familjen dhe për t’i mbështetur, pavarësisht paaftësisë, injorancës dhe mungesës së ambicies që ata kanë. Eshtë një histori e Rusisë moderne që nis e trishtë dhe prej aty vetëm përkeqësohet, por përgjatë rrugës hedh dritë mbi disa të vërteta themelore mbi familjen dhe vetësakrificën.

7. “Lufta dhe paqja”, Lev Tolstoi
Nuk mund të diskutosh letërsinë ruse, pa përmendur kryeveprën e Tolstoit. Lexuesit modernë shpesh harrojnë se ky roman ishte një ngjarje shpërthyese në letërsi, një vepër eksperimentale që hodhi poshtë shumë prej rregullave të mëhershëm që tregonin se çfarë ishte apo nuk ishte një roman, çfarë lejohej apo nuk lejohej. Mund të mendoni se historia që i ka ngjarjet gjatë dhe pas Luftës Napoleoniane – një luftë ku Moska pothuaj u pushtua prej gjeneralit francez – është shembull i letërsisë së vjetër, por gaboheni. Mbetet një libër që sjell risi, i cili ka patur ndikim mbi çdo roman tjetër të madh që është shkruar pas tij.

8. “Slinksi”, nga Tatjana Tolstaja
Nëse mendoni se letërsia rue është e mbushur me salla balloje të shekullit 19 dhe fjalime të modës së vjetër, nuk po shihni si duhet. Vepra epike e Tolstajës është e vendosur në një të ardhme pas “Shpërthimit”, që shkatërroi gjithçka – dhe shndërroi një numër të vogël të mbijetuarish në të pavdekshëm, të cilët janë të vetmit që e mbajnë mend botën si ka qenë. Eshtë një vepër magjepsëse dhe e fuqishme, e mbushur me ide që hedhin dritë jo vetëm mbi mënyrën si rusët e shohin të ardhmen – por edhe si e shohin të tashmen.

9. “Vdekja e Ivan Iliçit”, Lev Tolstoi
Ka diçka themelore dhe universale në këtë histori të një zyrtari të suksesshëm dhe të respektuar të qeverisë, i cili nis të përjetojë një dhimbje të pashpjegueshme, dhe ngadalë kupton se po vdes. Syri i pagabueshëm i Tolstoit ndjek Ivan Iliçin përgjatë udhëtimit të tij, që nga irritimi i lehtë, deri në shqetësim dhe më pas mohim, e në fund, pranim, pa e kuptuar asnjëherë se përse po i ndodh atij. Eshtë lloji i historisë që mbetet me ju përgjithmonë.

10. “Shpirtëra të vdekura”, Nikollai Gogol